Saturday, June 10, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Brazilianët votojnë mes tensionesh për presidentin e ri

by us er1
02/10/2022
in Bota, Globi
0

Brazilianët votuan sot në raundin e parë të zgjedhjeve më të polarizuara ndër dekada, në të cilat kandidati i krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, pritet të mposhtë presidentin aktual, kandidatin e krahut të djathtë Jair Bolsonaro.

Shumica e sondazheve tregojnë se zoti Lula gëzon një epërsi të qëndrueshme prej muajsh, por zoti Bolsonaro ka dhënë sinjale se mund të mos e pranojë humbjen, duke nxitur frikën e një krize institucionale ose dhune paszgjedhore. Një mesazh i vendosur në statujën e Krishtit në Rio de Zhaneiro para votimeve thoshte: “Paqe në zgjedhje”.



Shumica e sondazheve e nxjerrin fitues zotin Lula, i cili ishte president nga viti 2003 deri më 2012, me një epërsi nga 10-15 për qind. Nëse ai fiton më shumë se 50 për qind të votave të vlefshme, diçka që nga shumë anketues shihet si e arritshme, ai do të korrte një fitore të plotë, duke shmangur raundin e dytë të votimeve.

Ndërsa po mbante veshur një këmishë me mbishkrimin “Largohu Bozo”, një banore 70 vjeçare e Rio de Zhaneiros, Anna Luisa, tha se për herë të parë do të votojë për kandidatin Lula.

“Duhet ta rrëzoj Bolsonaron”, tha ajo, ndërsa përmendi “homofobinë” dhe qëndrimin e tij ndaj diktaturës ushtarake të Brazilit gjatë viteve 1964-85, të cilën zoti Bolsonaro e ka mbështetur prej kohësh.

Krahas mbështetjes, zoti Lula është në qendër të kritikave nga shumë brazilianë për bindjet e tij rreth ryshfetit. Zoti Bolsonaro shpesh i referohet atij si “i burgosuri”. Kandidati i krahut të majtë u burgos gjatë zgjedhjeve të fundit, por dënimi i tij u rrëzua më pas nga Gjykata e Lartë, një vendim që i mundësoi atij përballjen me rivalin Bolsonaro.

Gjatë votimit në Sao Bernardo do Campo, zoti Lula foli për ndryshimin e madh të fatit të tij, pas dënimit që ai thotë se ishte i motivuar politikisht.

“Është një ditë e rëndësishme për mua. Para katër vitesh nuk mund të votoja sepse isha viktimë e një gënjeshtre… Dua të përpiqem të ndihmoj vendin tim që të kthehet në normalitet”, tha ai.

Zoti Bolsonaro votoi në Rio dhe tha se priste të fitonte zgjedhjet që në raundin e parë, pavarësisht rezulltateve të dobëta në sondazhe. Ish-kapiteni i ushtrisë nuk u beson sondazheve dhe thotë se rezultatet e tyre nuk korrespondojnë me mbështetjen që ai mori gjatë fushatës së tij.

“Nëse kemi zgjedhje të pastra, do të fitojmë me të paktën 60 për qind të votave”, tha zoti Bolsonaro në një video të publikuar në rrjete sociale, ndërsa shtoi se “të gjitha faktet janë në favorin tonë”.

Fituesi mund të shpallet pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se gjysmën e votave, pasi të përjashtohen fletët e zbazëta dhe të parregullta të votimit, dy të parët shkojnë në balotazh më 30 tetor.

Zoti Bolsonaro ka kërcënuar se do të kundërshtojë rezultatet e votimeve, pasi bëri akuza të pabaza për mashtrim, duke akuzuar autoritetet zgjedhore për komplot kundër tij dhe duke sugjeruar që ushtria duhet të bëj një numërim paralel, gjë që u refuzua nga ushtria.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, që aktualisht kryeson gjykatën federale zgjedhore, tha se pret një proces zgedhor të qetë./voa/

Tags: BrazilPresidentZgjedhje

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
Në 10 vjet Kosovës i ikën mbi 500 mijë njerëz

Në 10 vjet Kosovës i ikën mbi 500 mijë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In