Aktualitet

Bregasi: Borxhi 200 mln euro të na shlyhet me bono thesari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 05/03/13 |
mapo.al

Pagesat e para që kryhen nga buxheti në rast të mungesës së fondeve të mjaftueshme, për nga hierarkia janë pagesat e borxhit. Duke iu referuar këtij download (5)rasti, por edhe direktivës së BE-së për këtë çështje, kryetari i Biznes Albania-s, Luan Bregasi gjatë një forumi dje me bankat i ka kërkuar qeverisë që të paguajë borxhin 200 milionë euro ndaj biznesit nëpërmjet shitjes së bonove të thesarit. “Në rast se shteti një pjesë të mirë të fondeve që çliron nga shitja e bonove të thesarit i kalon për shlyerje të një pjese të detyrimeve që ai i ka biznesit (llogariten 200 milionë euro), do të gjykonim si një veprim të mirë të bankave blerjen e bonove të thesarit dhe çlirim të likuiditeteve për biznesin”, – tha Bregasi. Sipas tij, këtë e ndihmon edhe direktiva 7 e Komisionit Europian që detyron autoritetet publike që brenda 30 ditëve të paguajnë faturat e biznesit, në raste të jashtëzakonshme brenda 60 ditëve. Në rast vonese i detyron të paguajnë faturat 8% interes më shumë mbi normën bazë dhe me kërcënimin se nuk janë të autorizuara të bëjnë axhustime në këtë direktivë. “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që shumë projekte të biznesit u goditën nga kriza, shumë parashikime të planeve të biznesit u ngadalësuan, – tha Bregasi. – Por edhe bankat kanë përgjegjësinë e madhe të menaxhimit të depozitave të publikut, dhe biznesi përgjegjësinë e madhe të suksesit dhe rrezikun që të humbin kontributin 20-vjeçar që është vendosur si kolateral për kreditë e marra, të cilat duhen thënë se janë disa herë më shumë se kreditë e marra nga biznesi. Kjo gjë duhet t’i bëjë bankat të jenë më të qeta dhe më të sigurta”.


 






Pas