Aktualitet

“Brenda 30 minutave”, Enca tregon si u bë bashkë me Muharrem Ahmetin






               Publikuar në : 22:20 - 15/06/19 |
mapo.al

Kënga e Encës dhe Muharrem Ahmetit me titull “Hajde” është padyshim hiti i kësaj vere. Kënga u pëlqye shumë dhe ka arritur miliona shikime në Youtube ndërkohë që e dëgjojmë kudo, në clube, kafene, rrugë.


E ftuar sonte në  “Xing me Ermalin”, Enca tregoi një rastësi shumë të bukur që i ka ndodhur në momentin kur po mendonte se me cilin këngëtar do bashkëpunonte.

“Isha në studio me producentin dhe më tregoi një beat. Unë nisa duke kënduar ‘Hajde ti hajde mos e le për pak’. E zhvilluam këngën dhe doli diçka shumë e këndshme. Të gjithë atyre që ia tregova thanë që është super këngë. Po mendoja kush artist do ma kalli këngën. E kisha menduar Muharremin dhe po prisja thjesht një shenjë. Isha në aeroport dhe pashë Muharremin nga krahu tjetër. Ja bëra me dorë, se kishte mendjen fare. Thashë me vete kjo është një shenjë. I shkruajta dhe i thashë kam një hit. Pa e dëgjuar këngën, tha kam besim të plotë tek ty. E inçizuam këngën brenda 30 minutave”, tregoi Enca.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas