fbpx

Bota

Brenda “Air Force One”, shikoni si është avioni presidencial (VIDEO)





               Publikuar në : 19:01 - 02/08/19 |
mapo.al

“Air Force One” është avioni personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni më i famshëm në botë, gjithsesi ka edhe disa sekrete, ose më saktë fakte të patreguara për publikun e gjerë.


Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre, që do t’ju lënë të befasuar:



Sipërfaqja prej rreth 370 metrash katrorë – “Air Force One” është më shumë sesa thjesht i madh. Edhe pse konsiderohet si avion privat i “POTUS”-it, ai është një mekanizëm tejet i avancuar ajror dhe me një siguri të lartë, si të ishte një kështjellë fluturuese. Po, është mjaftueshëm i madh sa për të qenë një shtëpi, që ofron hapësira për të gjithë zyrtarët qeveritarë, gazetarët, bagazhet e cilitdo prej tyre, veçanërisht të Zonjës së Parë.


Ai është trikatësh – Ndërsa shumica e avionëve të pasagjerëve “Boeing 747” janë dykatësh, “Air Force One” ka tri të tilla. Presidenti futet në katin e dytë, ndërsa gazetarët qëndrojnë në katin e parë.

Një minispital në bord – Nëse dikush në bordin e avionit do të pësojë ndonjë dëmtim apo sëmundje të papritur, në gatishmëri është një staf i tërë mjekësor që ofron shërbime të ndryshme.

Sa i shpejtë është “Air Force One”? – “Boeing 747” është i aftë të fluturojë me shpejtësi mbi 650 milje në orë (mbi 1.000 km/h).

Çfarë distance mund të përshkojë “Air Force One”? – Avioni “B747” mund të përshkojë thuajse gjysmën e perimetrit të botës, falë kapacitetit tejet të lartë prej 53 mijë gallonë (gati 200 mijë litra). E siç mund ta imagjinoni, kjo e bën avionin shumë të rëndë. Një avion me kapacitet të plotë karburanti peshon mbi 362 mijë kg.

Sa lart mbi tokë mund të fluturojë “Air Force One”? – Një “Boeing 747” mund të ngjitet në lartësi tejet të larta. Po flasim për mbi 13 km e mos më shumë. Kjo do të thotë se ai mund të fluturojë rreth 3 km mbi çdo avion tjetër tregtar, apo pasagjerësh.

Sa kuzhina ka një “Air Force One? – Stafi është i uritur? Ekzistojnë dy ambiente kuzhinash, prej nga ku mund të zgjedhësh të hash çfarë të duash brenda “Air Force One”. Ato janë aq të mëdha, saqë mund të ofronin ushqim për afro 100 njerëz njëkohësisht.

A ka kamera në bordin e “Air Force One”? – Duhet të kthehemi në vitin 1959, kur për herë të parë avionit iu instaluan kamera në rrotat e lëvizshme të tij. Ato ishin aq të dukshme, saqë kodet e tyre mund të shquheshin nga rreth 9 km larg. Kjo u bë e mundur nga Sekretari i Shtetit, Allen Dulles, emrin e të cilit do ta merrte më pas zona aeroportuale e Washington D.C.

Sa telefona gjenden në bordin e “Air Force One”? – E sigurtë është se janë më shumë sesa një. Aktualisht ekzistojnë 85 telefona të disponueshëm në avion. Shumë prej tyre mund të përdoren njëkohësisht.

Cili prej presidentëve i pëlqente karamelet në bord? – Presidenti Reagan ishte tejet i fiksuar pas karameleve të vogla të ëmbla, gjatë të gjithë periudhës së tij në detyrë. Ai kërkoi që në bordin e “Air Force One” të kishte gjithnjë një shportë karamelesh “Jelly Beans”.

I pakapshëm nga radarët – Kur njerëzit e përshkruajnë “Air Force One” si një “Shtëpi e Bardhë në fluturim”, kjo vjen për shkak se avioni është si një tank. Ai është rezistent ndaj një sulmi bërthamor, i aftë t’iu ikë gjurmimit të radarëve, e sigurisht edhe i pagjurmueshëm përgjatë fluturimit të tij.

Përgatitjet në rast sulmi terrorist – Në rast të një sulmi terrorist, “Air Force One” ofron të gjithë mbrojtjen e nevojshme për presidentin dhe ekipin e tij.

Sa persona mund të ngjiten në bordin e “Air Force One”? – Deri në 70 persona mund të udhëtojnë njëkohësisht në momentin e ngritjes së tij për fluturim. Duke ditur se ai i ka të gjitha komoditetet e nevojshme, përfshi kuzhinat e ‘spitalin’, atëherë ai mund të mbajë ndoshta edhe 100 persona.

Barra për taksapaguesit – Kostot e mirëmbajtjes së “Air Force One” janë tejet të larta. Presidentit mund t’i kushtojë ndoshta më shumë se 250 mijë dollarë një udhëtim i shkurtër brenda Amerikës. Vetëm prodhimi i “Air Force One” ka kushtuar mbi një gjysmëmiliardi dollarë, nga të cilat 140 milionë dollarë janë paguar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.


Etiketa: ,

Pas