Aktualitet

Brenda “ferrit” ku ‘El Chapo’ do të mbyllet përjetë






               Publikuar në : 15:28 - 18/07/19 |
mapo.al

Bosi meksikan i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman u dënua të mërkurën nga një gjykatë amerikane me burgim të përjetshëm si dhe 30 vite të tjera plus. Por ku do ta kryejë dënimin narkotrafikanti më famëkeq i momentit ? Ai do t’i bashkohet 400 kriminelëve të rrezikshëm të SHBA-së në burgun me sigurinë më të lartë në botë, që gjendet në shtetin e Kolorados.


Bëhet fjalë për atë që njihet si Alkatrazi i maleve shkëmborë. Pas mureve të lartë ka veçse mijëra katrorë shkretëtirë dhe male të larta. “El Chapo” do të ketë të drejtë për t’u ajrosur vetëm një orë, ndërsa pjesën tjetër të ditës do ta kalojë të mbyllur në dhomat e sigurisë së lartë.

Në një intervistë për “The Boston Globe”, një ish i burgosur e përshkruante vendin si “ferr të teknologjisë së lartë” dhe jo më kot; shumica e të burgosurve kanë një televizor në dhomë dhe e vetmja dritë natyrale hyn nga një dritare 10×10 cm. Ndërsa ushqimi konsumohet në qeli, pak centimetra larg nga tualeti.

Guzman, pseudonimi i të cilit do të thotë “I shkurtri”,  krijoi emër të ngjashëm me atë të Robin Hudin, duke u bërë hero popullor për shumë njerëz në shtetin e tij Sinaloa në sajë të trafikimit të tonelatave me kokainë, heroinë dhe marijuanë.

<
>
5d306fce8ccb02 5d306fd837eed3 5d306fc4c84fb1


Etiketa: ,

Pas