Aktualitet

Brenda kampit famëkeq Al-Hol, agjentët në kërkim të fëmijëve shqiptarë (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 27/10/20 |
mapo.al

Pamjet që shihni vijnë nga brenda kampit Al-Hol në Siri, ku mbahen disa shqiptarë, mes tyre edhe fëmijë.


Forcat e Antiterrorit, kanë publikuar sot pamjet nga operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve në këtë kamp, nga ku fatmirësisht u morën 4 fëmijë dhe një grua dhe u riatdhesuan.


Mësohet se operacioni në fjalë u zhvillua teksa trupat kurde ndërronin turnin.



Në pamje shihen vendbanimet e shqiptarëve, të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira brenda këtij kampi.


Në videon që sjell MAPO shfaqen pamje të trishta, rroba fëmijësh të nderura në tel, pellgje dhe depozita me ujë e çadra të vendosura në mes të shkretëtirës, ndërsa shihet teksa forcat Antiterror janë në aksion për gjetjen e shqiptarëve.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas