Brenda muajit Maj Shqipëria do të hapet tërësisht. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.
Rama tha se do lejohet lëvizja brenda vendit dhe do hapen kufijtë. Kjo do të thotë se shumë shpejt Tirana nuk do të jetë më zonë e kuqe, duke lejuar lëvizjen e qytetarëve pa kufizime.
“Jeta më ka cuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masaçusets, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se ç’ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi.
Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë. Përderisa ne ia dolëm.Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”, – u shpreh Rama.
LEXO EDHE:
Rama rrëfehet për Teatrin, bretkosat e pishinës dhe lavazhi i aktorëve
Teatri/ Rama i kthehet pandemisë dhe dramës që ka kaluar me djalin