Kronika

Brenda pak ditësh vidhen 100 lopë në fshatrat e Tiranës, prokuroria mbyll hetimet









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:11 - 27/04/18 |
mapo.al

Bandat e grabitësve të bagëtive po bëjnë “kërdinë” në fshatrat përreth kryeqytetit. Kasollja e Ismet Dushkut në Mjull Bathore, vetëm 7 klm nga Tirana, sot është bosh. 2 lopët që i kishte blerë 4 mijë euro, grabitësit ja morën në mes të natës.



“Para 1 jave vodhën 5 copë në Farkë, kjo punë është përditë. Si ka mundësi policin e shohim përditë, hajdutët nuk kapen. Ja ku është Mjull-Bathorja, kryeministrin e dëgjojmë edhe kur flet në Tiranë. Pa punë jemi, kjo është jeta jonë, ky ishte punësimi”, thotë Ismet Dushku.


Si të mos mjaftonte kjo, Ismet Dushku nuk ka më shpresa për gjetjen e lopëve pasi prokuroria e Tiranës e ka njoftuar për pushimin e hetimeve për mungesë provash.




Haki Domi është një tjetër banor i zonës që i kanë grabitur lopën. “Bashkëpunon policia me hajdutët se s’ka mundësi të vidhen 100 e ca lopë edhe mos gjehen hajdutët”, thotë ai.



Grabitja e bagëtive është kthyer në një fenomen shqetësues në të gjithë territorin e vendit. Sipas informacioneve grabitjet kryen nga grupe të armatosura ndërsa gjatë muajve të fundit policia nuk ka zbuluar asnjë rast. Dyshimet janë se kafshët përfundojnë ne thertore e më pas në treg për mish.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas