Teksa ka nisur në Gjenevë takimi mes presidentit amerikan, mes Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin, janë publikuar foto nga ambienti ku ata po dialogojnë.
Takimi po mbahet në bibliotekën e një vile zvicerane të shekullit të 18, e mbushur me histori.
Sipas zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, ballafaqimi mes dy liderëve të vendeve më të fuqishme të botës, do të zgjasë të paktën 5 orë.
Takimi do të përfundojë rreth mbrëmjes me orën lokale.
Por megjithatë Biden dhe Putin nuk planifikojnë të ndajnë ndonjë vakt së bashku dhe as të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.