Të shtëna me breshëri arme zjarri kanë terrorizuar banorët e lagjes Xhenjo në Lezhë mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se në sallën operative, policia ka marrë një telefonatë anonime e cila ka vënë në lëvizje blutë e komisariatit.
Nga mbrëmja e djeshme e deri sot policia ka krehur zonën ku janë raportuar të shtënat, por burimet bëjnë me dije se ende nuk është identifikuar vendi ku është qëlluar, as autorët.