Korça është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtënat me breshëri ndaj një automjeti të parkuar, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, afër shkollës “Demokracia” në Korçë, ndërsa raportohet se autorët kanë qëlluar drejt mjetit VolsWagen.
Nuk dihen ende autorët dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.