fbpx

Aktualitet

Breshëria e plumbave në Fier, pse u qëllua servisi nga dy persona





               Publikuar në : 10:00 - 04/04/19 |
mapo.al

Breshëri plumbash në drejtim të një servisi makinash janë lëshuar mbrëmjen e djeshme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, ku dyshohet se dy persona me një makinë BMV kanë qëlluar me kallashnikov pikën e servisit. Burime të Gazetës Mapo nga Policia e Fierit, bëjnë me dije se makina e autorëve dyshohet e vjedhur.


Targat e kësaj makine janë vjedhur në Elbasan, ndërsa po punohet për të zbuluar pronarin e vertetë të automjetit. Targa “AA 978 MY”, i përket një automjeti tip “Renault”. Ende nuk dihet arsyeja pse dy personat e maskuar qëlluan pikën e servisit të makinave, por Policia dyshon për një konflikt pronësie. Brenda makinës së djegur Policia ka gjetur edhe kallashnikovin, nga i cili pret që të zbulojë gjurmë të autorëve.



Njoftimi i policisë:


Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Etiketa: , ,

Pas