fbpx

Arkiva 2

Brexit apo zgjedhje të reja





               Publikuar në : 18:06 - 24/10/19 |
mapo.alm

Zëra të rëndësishëm të Bashkimit Europian janë në favor të shtyrjes së procesit Brexit përtej datës 31 tetor. Pas shefit të ekzekutivit të BE-së, Donald Tusk, edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sasoli, deklaron se duhet shmangur dalja e Britanisë pa marrëveshje.


“Zgjatja e Brexit do qartësojë pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar edhe do lejojë eurodeputetët të ushtrojnë rolin e vet,” deklaroi Sasoli para një takimi 90-minutësh me ambasadorët e BE-së.



Të martën, 22 tetor, parlamenti britanik nuk arriti mirëkuptim për diskutimin e paketës ligjore që do bënte të mundur daljen e vendit nga unioni javën e ardhshme.


Palët nuk u pajtuan as një ditë më parë pas takimit kokë-më-kokë mes kryeministrit Boris Xhonson dhe liderit të opozitës, Xheremi Korbin.

Raportohet se nisma u kundërshtua përveç opozitës edhe nga 9 kolegë dhe ish-ministra konservatorë, që tani janë përjashtuar nga partia në pushtet.

Liderët europianë pritet të premten të vendosin shtyrjen për herë të tretë të Brexit.

Data e re përflitet 31 janari 2020, por Xhonson kërcënon se kjo kohëzgjatje do provokonte zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda dhjetorit.

“Nëse ata vërtet duan më shumë kohë për të studiuar këtë marrëveshje të shkëlqyer, ata mund ta kenë atë, por ata duhet të bien dakord për zgjedhje të përgjithshme në 12 dhjetor. Kjo është rruga përpara”, deklaroi Johnson.

 


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas