Aktualitet

Brexit/ Boris Johnson thirrje për bashkëpunim me BE, por…









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 07/09/20 |
mapo.al

Mediat e huaja raportojnë se Kryeministri Britanik, Boris Johnson do të bëjë thirrje për bashkëpunim më të madh me BE-në në bisedimet e ardhshme për Brexit në kuadrin e arritjes së një marrëveshje të ndërmjetjme.



Por, edhe nëse nuk do të ketë asnjë marrëveshje, kjo do të përbënte gjithashtu një rezultat të mirë për Britaninë e Madhe.


”Johnson do t’i tregojë Brukselit se nëse asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet nga një takim i Këshillit Europian në tetor, atëherë të dy palët duhet të jenë të përgatitura të vazhdojnë përpara”, tha Press Association.




”Lënia e Bashkimit Europian pa një marrëveshje tregtare do të ishte gjithashtu një rezultat i mirë”, shtoi PA duke cituar kryeministrin.



Sipas raportit, Johnson do të thotë gjithashtu sot se një Brexit pa marrëveshje do të thotë se vendi do të ketë një marrëveshje tregtare me BE-në ashtu si Australia.

Lexo edhe :  Rama në Bruksel: Reformat s'i bëjmë për BE-në...

Kjo do të thotë se do të respektohen protokollet tregtare të vendosura nga Organizata Botërore e Tregtisë.

“Unë dua të jem absolutisht i qartë se, siç e kemi thënë që nga fillimi, ky do të ishte një rezultat i mirë për Londrën”, pritet të argumentojë kreu i Partisë Konservatore.

Kryenegociatori britanik, David Frost gjithashtu tha dje se ishte plotësisht dakord me kryeministrin se Britania e Madhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga një Brexit pa marrëveshje.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas