Blog

Breznitë dhe ediramat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 21/05/20 |
Zef Zefi

“Si u shkatërrua…, Kisha ku vuri kurorë Kastrioti…”shkruhet në përcjelljen e videos që ka regjistruar shpërthimin vandal të Kishës së Vaut të Dejës.


Kujdestaria përcjellëse e videos e lë pa autor, barbarizmin antikombëtar. Ekzekutuesi e shërbëtori i antishqiptarve, përcillet në kohë të shkuara, sikur ka ndodhur në periudhën e Zogut, në kohëzezën turke, apo në epoka para historike.


Nuk përmendet antishqiptari bolshevik, komunist, socialist apo mavi, nuk përmendet Rama apo Velia me vandalët e vitit 1967, të cilët e kishin mësyrë ç’rrënjëzimin e kulturës sonë kombëtare me simbolet e mbetura nga invazorët.


Ndersa po, ka autor heqësi (pa eksploziv) dhe rimontuesi i pesë “heronjve bolshevikë” të Vigut, apo heqësi pa eksploziv i “katër heroinave…të Mirditës, busteve të Stalinit, Leninit, Enverit…


“…u sulmua dhe u shkatërrua teatri kombëtar…, ” i vetmi me një simbolikë kombëtare afro 100 vjeçare, thuhet prap në pavetore. Krimi spostohet, zhvendoset në kohë “remoto…”

“Interlokutorët” pra ata që duhet të flasin me popullin akoma pa zbritur nga ajri pluhuri i krimit, filluan të mos i përmendin tre autorët e veprës kriminale, tre vandalët, tre shkatërruesit; Edi Rama, Erion Veliaj dhe Sandër Lleshi.

Muzikalitet i rafinuar, po i njohur:

Pse? Sepse edirama i turkut që e fshiu nga mbidheu historinë iliro-arbëre, na iku në Stamboll, na la bishtin në dorë sapo Shqipja hapi krahët në Vlorë.

Edirama i Jugosllavisë së Vjetër, i Stalinit e Maos që i vuri eksplozivin kulturës, simbolikave e historisë sonë kombëtare, cofi si “vigan” në “Vilën e Bllokut” duke na treguar “gishtin e mesit”. Po ne ama të anestetizuar s’i lamë gjë mangut me lotë për të, duke i kthyer shpinën çdo gjëje shqiptare.

Edirama i djegies së Vlorës drejton Akademinë e shkencës…,Parlamentin e rudinave, covid 19-ën, narko-shtetin më të varfër e të mjeruar të Europës

Edirama i rilindur i Jugosllavisë së Re dhe i shkatërrimit konstitucional të Shqipërisë, Velia i përurimeve të monumenteve turke dhe dunave afrikane në vend të kompleksit “Skënderbej” autor i fshehjes së Heroit Kombëtar, dhe Lleshi autor i sulmit militar ndaj Teatrit kombëtar, nuk kanë cofur. I kemi këtu në Tironën e rrëzuar, gaz i botës dhe Europës fanatike në ruajtjen e së shkuarës.

Shkurt e shqeto, ediramët alias talebanët janë këtu midis nesh, madje në krye…, edhe pse përpëliten si vemje të lumtura në gërmadhën kryeveprës së tyre, edhe pse “hermeneutika” jonë në vend tua çjerrë maskat, mundohet tua fshehë identitetet si fillim, pastaj t’i heroizojë.

Çështja që mbetet akoma e hapur është se a do të pajtohet me këtë edramizëm endemik e historik breznia aktuale. Gjithnjë po qe se helmi kimik i propagandës, eskavatori i tyre shkërmoqës e rrënues i çdo gjëje shqiptare ka harruar ndonjë ligj, ndonjë ind, puls moral, etik apo kombëtar, që mund t’i thërrasë me emra të përveçëm këta talebanë, në rresht tek bujtina e tyre m’at’anë hekurave.

 

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas