Aktualitet

Bristol/ Statuja e parë kushtuar lëvizjes ‘Black Lives Matter’ (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 15/07/20 |
mapo.al

Në Bristol, Britani e Madhe, aty ku ishte statuja e tregtarit të skllevërve Edward Colston, e rrëzuar në 7 qershor, është shfaqur statuja e një demonstrueseje të lëvizjes antiraciste ‘Black Lives Matter’.


Për të krijuar dhe vendosur portretin e Jen Reid — një aktiviste e bërë e njohur nga mediat pas rrëzimit të statujës të Colston,  ishte artisti dhe skulptori Marc Quinn.


Monumenti i titullar “A Surge of Power (Jen Reid)” u vendos të mërkurën në mëngjes, pa dijeninë e Këshillit të Qytetit Bristol.


Quinn deklaroi se ishte Reid që “krijoi skulpturën kur qëndroi në këmbë dhe ngriti krahun. Tani duam ta kristalizojmë atë imazh”.


Jen Reid, e cila ishte në prezantimin e statujës në mëngjes, i tha ‘Guardian’ se ishte “thjesht e mahnitshme”.

Autoritetet lokale pretendojnë se çdo vendim për të zëvendësuar statujën e Colston do të merret “në mënyrë demokratike”.

Statuja u rrëzua nga protestuesit gjatë protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Colston ishte një tregtar skllevërish i shekullit të 17-të dhe anëtar i Partisë Konservatore.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas