Aktualitet

Britani / 11-vjeçari shqiptar koncert në ballkon, mbledh £1000 për mjekët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 31/05/20 |
mapo.al

Të shumtë kanë qenë shqiptarët nëpër botë që kanë dhënë kontribut për punonjësit të cilët kanë luftuar në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19. Një prej tyre është edhe djaloshi 11-vjeçar Thomas Ormond, me origjinë shqiptare, në Highgate të Britanisë së Madhe.


Për gjatë gjithë periudhës së karantinës djali shqiptar ka interpretuar me violinë çdo të shtunë në orën 19:00 në ballkonin e tij, në shenjë falenderimi për të gjithë mjekët dhe punonjësit e shërbimit shëndetësor që me profesionalizmin e tyre u qëndrojnë pranë të prekurve nga Covid-19.


Koncertet e tij javore janë ndjekur nga fqinjët por edhe nga një publik më i gjerë falë platformës virtuale Zoom. Thomas ka menduar që përmes violinës të mbledhë të ardhura, në ndihmë të personelit mjekësor të Highgate-t. Deri më tani, 11-vjeçari ka arritur të grumbullojë £1000.


“Mendova se do të ishte një gjë e bukur të performoja me qëllimin për të mbledhur para. Ata ( i referohet mjekëve) po bëjnë një punë vërtetë të mirë gjatë kësaj periudhe. Ndihem shumë i lumtur dhe gjithashtu krenar për iniciativën e marrë”, thotë Thomas Ormond.


“Ndihem shumë krenare që ai po përdor kohën dhe aftësitë e tij për të bërë diçka të mirë dhe për të lidhur njerëzit. Është vërtetë prekëse dhe emocionuese”, shprehet e ëma e djaloshit 11-vjeçar.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas