Aktualitet

Britani, 113 viktima brenda 24 orëve, 12 mijë të infektuar nga COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 26/03/20 |
mapo.al

Britania shënoi ditën e sotme numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit me 113 vdekje në 24 orë me gjithsej 578 viktima në të gjithë vendin. Ndërsa 2100 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 duke çuar numrin total në 12 mijë.


Kjo shifër e tmerrshme për vendin erdhi menjëherë pasi Boris Johnson publikoi një ulje të numrit të rasteve dhe vdekjeve ditën e djeshme si pasojë e masave të vendosura nga qeveria.



Ndërkohë që shkencëtarët qeveritar pretendojnë se ka 1 mijë të infektuar për çdo të vdekur duke nënkuptuar kështu se numri i vërtetë i të prekurve është rreth 600 mijë persona.


Sipas tyre kjo vjen edhe si pasojë se qeveria kryen teste vetëm për personat që ndodhen të shtruar në spital. Pak më herët këtë të enjte, Kancelari i Thesarit të shteti, Rishi Sunak deklaroi se qeveria do të vendosë në zbatim një plan ekonomik për të ndihmuar bzneset.

Të gjithë të punësuarit mund të aplikojnë për një grant me vlerë 80% të fitimeve të tyre mesatare mujore për t’i ndihmuar ata të përballen me ndikimin ekonomik të COVID-19. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme (26 mars), Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak u shpreh do të paguhen me nga 2500 paund në muaj.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas