Bota

Britani: Ç’nënkupton fitorja e një partie të formuar para 6 javësh?






               Publikuar në : 12:57 - 27/05/19 |
Nga Laura Kuenssberg

Zgjedhjet europiane në Britaninë e Madhe kanë ofruar ndoshta skenarin më të komplikuar, nisur nga fakti se vendi është në mesin e një procesi për daljen nga Bashkimi Europian. Partia Brexit e Nigel Farage fitoi 31 përqind të votave, duke marrë 28 eurodeputetë. Konservatorët rrëshqitën në vendin e 5 me vetëm 9 përqind. Por si ia doli që të ngjitet kaq lart një parti e formuar 6 javë më parë dhe çfarë nënkupton kjo situatë për Britaninë e Madhe? Ja çfarë shkruan BBC:


Nga Laura Kuenssberg

Sherri ka nisur.

A ishin këto rezultate një thirrje dërrmuese që ne të largohemi nga BE me çfarëdo kostoje? Apo ishte kjo një shenjë, me një aritmetikë paksa të ndërlikuar, se vendi tani dëshiron një tjetër referendum për të ndaluar Brexit të gjithë së bashku?

Gjejeni çfarë, situata nuk është kaq bardhezi, pavarësisht se çfarë do të dëgjoni në orët e ardhshme rreth kuptimit të këtyre numrave.

Suksesi i Partisë Brexit ishte i rëndësishëm- duke i kaluar edhe sondazhet, falë trashëgimisë së suksesshme të Nigel Farage tek Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, UKIP. Si parti me një çështje, grupi i rij i ri është fituesi më i madh i vetëm.

Por edhe liberal-demokraët, të Gjelbrit, SNP dhe Plaid- të gjitha partitë që mbrojnë të kundërtën, ishin fituese gjithashtu.

Ato kanë bërë thirrje qartësisht për një tjetër referendum për të frenuar daljen nga BE. Këtë mëngjes ata u shprehën të bindur se do ta vazhdojnë betejën e tyre me besim dhe forcë të re.

Të shkatërruar

Ndërsa këto dy palë po luftojnë për kuptimin e vërtetë të këtyre zgjedhjeve, ajo që është e qartë është se dy partitë e mëdha janë dëmtuar nga qëndrimet e ndryshme mbi Brexit-in, ndëshkuar nga fiaskoja në Westminster dhe mposhtur nga rivalët që kanë ofruar qartësi, teksa ato mundoheshin të gjenin rrugë të nuancuara.

Performanca e Konservatorëve ishte historikisht e tmerrshme. Ky nuk ishte vetëm një siklet i vogël apo një ndarje. Në këto zgjedhje, partia qeverisëse është shkatërruar plotësisht.

Dhe për opozitën kryesore është dështim fakti që nuk përfituan nga situata e vështirë e Konservatorëve, duke pësuar edhe ata si Laburistë poshtërime historike në Uells dhe Skoci.

Ekziston presioni i menjëhershëm, sigurisht mbi Laburistët, për t’u shprehur qartësisht për një tjetër referendum që do mbështesë qëndrimin në BE. Dilemat për ta bërë këtë gjë mbeten, edhe pse zyrtarë të lartë të partisë kanë nisur të shprehen publikisht pro.

Hijet e grisë

Me suksesin e Partisë Brexit, ka një nxitje që Konservatorët të largohen nga BE pa një marrëveshje, pavarësisht kostove të rënda ekonomike.

Gara për të marrë drejtimin e Konservatorëve, pikërisht pas këtyre votimeve, rrezikon të kthehet në një përplasje se kush do mbajë qëndrimin më të ashpër ndaj Brexit.

Në këto zgjedhje duket se janë ndëshkuar dy partitë tona kryesore të Westminster, pikërisht për përpjekjen për të hedhur një hije gri kur zgjedhja e referendumit ishte e qartë mes të zezës dhe të bardhës. Dhe ka një shans që i inkurajon palët të braktisin betejën për mesin.

Por kjo mund ta vendosë politikën tonë në një kurs, kur çfarë do që të ndodhë, gjysma e vendit do jetë e pakënaqur. Asgjë në lidhje me këto rezultate dramatike nuk nxjerr në pah një rrugë të drejtpërdrejtë.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas