Aktualitet

Britani e Madhe – 936 të vdekur 24 orët e fundit nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:59 - 08/04/20 |
mapo.al

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një tjetër rekord për numrin e vdekjeve në 24 orë nga koronavirusi. 936 pacientë të infektuar raportohet se kanë humbur jetën ditën e djeshme, duke e çuar shifrën e përgjithshme të viktimave në 7,095.


NHS England” konfirmoi 828 njerëz të vdekur në spitalet e saj, të moshës midis 22 dhe 103 vjeç. Skocia, ku janë konfirmuar 77 vdekje të tjera, gjithashtu diagnostikoi 336 infeksione të reja në 24 orët e kaluara. Uellsi njoftoi 284 teste pozitive dhe 33 vdekje. Pesë vdekje të tjera u regjistruan në Irlandën e Veriut.


Numri i përgjithshëm i njerëzve që janë testuar pozitivë për virusin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar aktualisht shkon në më shumë se 55,000, por shkalla e vërtetë e shpërthimit është e panjohur sepse vetëm pacientët në spital dhe stafi i kujdesit shëndetësor bëjnë testime.


Ndërkohë kryeministri Boris Johnson vijon të mbetet në kujdes intensiv në një spital në Londër, ku zëdhënësi i tij thotë se ai është në gjendje të qëndrueshme dhe “po i përgjigjet mjekimit”. Kryeministri u shtrua të hënën pasi simptomat i zgjatën më shumë se 10 ditë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas