25 emigrantë të paligjshëm u gjetën nga ekuipazhi i anijes, të mbyllur brenda një kontenieri frigoriferik në një traget që po udhëtonte nga Britania e Madhe drejt Holandës.
Sipas policisë, disa prej emigrantëve ishin në gjendje të rënduar shëndëtsore dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mes emigrantëve nuk kishte viktima dhe ende nuk është bërë e ditur kombësia e tyre.
Muajin e kaluar 39 emigrantë, Vietnamezë dhe Kinezë, u gjetën të vdekur brenda një konteineri frigoriferik që ishte nisur nga Bullgaria dhe kishte për destinacion Britaninë e Madhe.
Dy javë më vonë, dyzet refugjatë të tjerë, kryesisht afganë, u gjetën të mbyllur brenda një kamioni në Greqi.