Një 33-vjeçar është dënuar me 15 vite burg në Britani. Sipas raportimeve ai është perandor i drogës dhe i jetës luksoze. Mësohet se 33-vjeçari është identifikuar si Lodvik Guraj. Për të shkruajnë se bënte një jetë luksoze si të ishte një perandor.
Sipas dedektivëve të policisë ai ishte tregtar i madh i kokainës dhe është burgosur për 15 vjet duke u shpallur fajtor për furnizimin e më shumë se 40 kg të drogës tek përdoruesit në të gjithë Londrën dhe në juglindje. Lodvik Guraj, 33 vjeç, në Greenford, Londër, përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar grupin e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.
Ndër të tjera Guraj ka postuar dhe video ku shëtiste me Lamborghini dhe shijonte pushimet me motorskaf. Gjatë hetimeve, zbuluesit thanë se Guraj përdori biznesin e tij të paligjshëm për të shijuar një mënyrë jetese luksoze, duke përfshirë udhëtimet si dhe blerjen e stolive të shtrenjta.
Pas hetimeve të kryera, nëpërmjet pajisjeve celulare u arrit të bëhej lidhja e tij dhe me 14 individë të tjerë të cilët mereshin me shitjen e drogës./MAPO.AL/