Aktualitet

Britani – Shpërthimi i gazit shkatërron dy shtëpi, ndërron jetë 1 fëmijë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 16/05/21 |
mapo.al

Një shpërthim zjarri në Lancashire të Britanisë së Madhe ka shkatërruar thuajse tërësish dy shtëpi, duke lënë të vdekur në vend një fëmijë, e plagosur katër të tjerë.






Mediat britanike shkruajnë se zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e pas disa orësh, kanë mundur të shuajnë flakët.


Autoritetet janë duke hetuar shkakun e shpërthimit, ndërsa policia, ka vendosur shirita sigurie në të gjithë perimetrin e zonës së shkatërruar, si dhe ka evokuar banorët e tjerë.







“Aktualisht jemi duke hetuar shkaqet e shpërthimit. Të gjitha indiciet të dërgojnë se ajo është shkaktuar nga derdhja e shpërthimi i gazit. Konfirmojmë se një fëmijë ka vdekur, katër të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë”, u shpreh një prej zjarrfikësve.



Ndërsa, një dëshmitar tha:



“Dëgjuam sirena, zhurmë të madhe, nuk po dinim ç’po ndodhte. Për rastin mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale”.

1


Etiketa:

Pas