Në kuadër të ‘luftës’ ndaj COVID-19 Anglia ka ashpërsuar masat. Nga e premtja, mbajtja e maskës mbrojtëse në dyqane do të jetë e detyrueshme.
Së shpejti, qeveria e kryeministrit Boris Johnson, do të prezantojë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e reja. Aktualisht lejohet grumbullimi i jo më shumë se 30 personave në hapësira private apo publike.
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, autoritetet mund të mbyllin atraksionet publike dhe vendet e pushimit. Gjithashtu, mund të pezullojnë dhe aktivitetet e pubeve, bareve dhe bizneseve të tjera nëse konsiderohen rrezik për përhapjen e koronavirusit.