Pas 10 javësh që nga mbyllja, Britania e Madhe ka hapur sot shkollat, ndërsa Skocia planifikon t’i hapë ato në gusht. Shkollat po përgatiten për t’u mundësuar fëmijëve ruajtjen e distancimit social, duke përshtatur klasat.
Siç duket nga fotot e ditës së sotme, fëmijët qëndrojnë në rresht duke ruajtur distancën prej 2 metrash.
Ndërkohë shumë prindër janë të shqetësuar për rikthimin e fëmijëve në shkollë. Edhe pse studimet tregojnë se fëmijët janë më pak të predispozuar për të marrë virusin, kjo nuk i bën ata imunë.
Sekretari Robert Jenrick tha se është shumë e rëndësishme që fëmijët të rikthehen në shkollë, pasi shumë prej tyre e kanë të rëndësishëm kontaktin sy më sy me mësuesit.
Ndërsa sekretari i biznesit Alok Sharma tha se e kupton shqetësimin e prindërve, por shtoi se qeveria po mundohet t’i bëjë shkollat një vend të sigurt për shëndetin e fëmijëve.