Aktualitet

Britania e Madhe shpall zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 30/10/19 |
mapo.al

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor, pasi deputetët britanikë kanë përkrahur thirrjen e kryeministrit, Boris Johnson për të zhvilluar këtë proces.






Deputetët e parlamentit britanik kanë miratuar legjislacionin e Johnsonit për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të para që do të mbahen në muajin dhjetor prej vitit 1923.


Megjithatë, ky projektligj duhet të miratohet edhe nga lordët, që më vonë do ta kthente këtë dokument në ligj deri në fund të javës.





Në rast se ndodh një gjë e tillë, fushata zgjedhore do të zgjasë për pesë javë.



Kryeministri britanik ka thënë se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexitit, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, por edhe të gjithë shtetit.



Johnson ka thënë se shpreson që zgjedhjet do t’i japin atij një tjetër mandat për t’i dhënë fund krizës në Britani rreth Brexitit, çka ka ndikuar në shtyrje të finalizimit të Brexit-it deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.

Lideri i laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn ka thënë se “këto zgjedhje janë mundësi që ndodh një herë në gjeneratë për të transformuar shtetin tonë”.

Sipas tij, Partia Laburiste do të lancojë fushatën më ambicioze dhe radikale për ndryshim të vërtetë.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​ /Rel/

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas