Aktualitet

Britania me bilancin më tragjik të viktimave që prej fillimit të pandemisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:54 - 13/01/21 |
mapo.al

Britania e Madhe ka regjistruar sot 1564 viktima të tjera nga koronavirusi, duke shënuar shifrën më të lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.



Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, e cila u raportua në 8 janar.


Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda 28 ditëve ka arritur 84,767.



47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend.



Prej 8 dhjetorit Britania e Madhe ka nisur fushatën e vaksinimit anticovid.


Deri më sot 2, 6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinën, ndërsa rreth 280 mijë kanë marr edhe dozën e dytë.

Doza e dytë e vaksinës është bërë para se qeveria britanike të ndryshonte udhëzimet e saj duke zgjatur intervalin midis vaksinimit të parë dhe përforcuesit deri në 11-12 javë.


Etiketa: , ,

Pas