Britania e Madhe zyrtarisht ka 32 mijë e 313 viktima nga COVID-19 që është dhe shifra më e lartë në Europë.
Kjo shifër u rrit shpejt brenda një jave pasi autoritetet vendosën të kalkulonin në bilanc edhe viktimat që kishin vdekur në shtëpi nga COVID-19.
Deri më 24 prill kjo nuk ndodhte dhe Britania kishte rreth 22 mijë viktima por sot ka 10 mijë më shumë.
Këtë javë madje Britania do të shpalosë edhe planin e rihapjes teksa numri i viktimave në spitale brenda një dite është në rënie.