Shqipëria kërkon ndihmë nga Britania e Madhe për të krijuar Agjencinë Kombëtare të Hetimit.
Ka qenë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili gjatë një takimi të sotëm me homologen e tij, Theresa May, ka kërkuar asistencë për këtë institucion të ri.
Gjatë takimit ata kanë biseduar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.
“Vlerësoj rezultatet e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore.
Jemi të gatshëm për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet agjencive ligjzbatuese”, është shprehur ministrja May.
Për këtë qëllim May ka theksuar se National Crime Agency (NCA) do bashkëpunojë ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit në Policinë e Shtetit.
Ministri Saimir Tahiri e falenderoi homologen britanike për bashkëpunimin e deritanishëm. “Ministria e Brendshme dhe qeveria shqiptare janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit elitar, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Kemi ndërmarrë reforma të thella në sektorin e sigurisë dhe kemi shënuar rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, është shprehur Ministri Tahiri.
Do te ishte shume mire qe byroja e hetimit te perfshinte edhe kosoven ..si nje institucion i perbashket me qender ne kukes ..akoma me mire sikur te marre edhe kompetencat e sherbimit informativ shteteror te trojeve tona..do pastronin shume kerme nga politika organet gjygjesore ..lutem moderatorit co drite..pershendetje