Britania e Madhe është “pushtuar” nga moti i keq, ku për shkak të stuhive të shiut janë përmbytur disa rrugë por edhe ndërtesa.
Autoritet ju kanë bërë thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm pasi situata meteorologjike paraqitet mjaft e rëndë.
Si pasojë e motit të keq dhe shkarkesave elektrike janë dëmtuar disa banesa dhe shtëpi.
Një hekurudhë është përmbytur, si dhe dhjetëra fluturime janë anuluar në Londër për shkak të motit të keq.