10 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave të mëdha në avionin e linjës Basel-Prishtinë. Portali gjerman “20 Minuten” ka publikuar momente nga brenda avionit.
Sipas portalit kanë qenë 121 pasagjerë të cilët po udhëtonin nga Prishtina për në Basel. Dëshmitarën e përshkruan ngjarjen si horror. “Njerëzit filluan të bërtasin dhe të qajnë. Filluan të përplaseshin me njëri-tjetrin”, tha një prej dëshmitareve në avion.
Turbulencat zgjatën rreth 5 minuta ndërkohë që pasagjerët shihen të tmerruar duke qarë e bërtitur. Disa prej tyre janë lënduar. Pasagjerët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Ekipet emergjente ishin në pistën e aeroportit për të pritur të lënduarit dhe personat që ishin në panik.