Princesha e popit, Britney Spears ka rrëfyer së fundmi dietën e cila ka mundësuar humbjen e katër kilogramëve. Nëna e dy fëmijëve ka treguar përmes një videoje në rrjetin social “Instagram” se linjat e tanishme trupore i ka arritur duke ngrënë fruta dhe perime të caktuara.
“Kisha sy të lodhur, stres, astma dhe dhimbje koke. Por kjo tabelë më ka ndihmuar shumë me problemet dhe peshën time”-është shprehur Britney, teksa ka treguar më tej përmes një grafike se ka ngrënë konkretisht banana, luleshtrydhe dhe dardha për stresin; karrota, spinaq, mollë, hudhra dhe limonë për astmën dhe karrota e selino për sytë e saj.
https://www.instagram.com/p/BzbjMbtARia/