Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është surprizuar nga mbështetësit e PD në Blinisht, të cilët i kanë bërë një pritje entuziaste me makina
Në ndalesën e shkurtër që pati me qytetarët e Zadrimës në Blinishtit, Basha tha se ndryshimi është i pandalshëm tashmë dhe koha e Edi Ramës ka mbaruar.
Për t’i dhënë fund dështimit të 8 viteve, kreu i opozitës bëri thirrje për të votuar masivisht numrin 9 më 25 prill që ndryshimi të vij për Zadrimën dhe gjithë Shqipërinë.