Ekonomi

BSH: Shenja pozitive, inflacioni ka ardhur në rritje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:26 - 02/05/18 |
mapo.al

Banka e Shqipërisë thotë se të dhënat sugjerojnë se ekonomia u rrit me 3.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, po aq sa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.





Në raportin e fundit të publikuar pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Gent Sejko tha se shenja pozitive dha edhe inflacioni.


“Aktiviteti ekonomik vazhdon të zgjerohet, inflacioni ka ardhur në rritje, ndërsa kushtet monetare e financiare mbeten përgjithësisht të përshtatshme për përmbushjen e objektivit tonë të inflacionit, brenda një horizonti kohor afatmesëm. Inflacioni shënoi një normë mesatare prej 1.9% në tremujorin e parë të vitit 2018, duke regjistruar një rritje të lehtë nga vlera e tremujorit paraardhës.




Rritja e inflacionit pasqyroi kryesisht çmimet më të larta të qirave, ndërkohë që çmimet e ushqimeve vijuan të mbeten të luhatshme dhe inflacioni i artikujve të tjerë të shportës relativisht i ulët dhe i qëndrueshëm”,- deklaroi Guvernatori Gent Sejko këtë të mërkurë

Lexo edhe :  FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit

Sipas BSH, rritja është ndihmuar nga besimi i përmirësuar i sektorit privat, nga rritja e kërkesës së huaj dhe nivelet e larta të investimeve të huaja direkte, si dhe nga kushtet e favorshme të financimit në vend.


Megjithatë, BSH kërkoi nga bankat e nivelit të dytë politika për të lehtësuar kreditimin.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli Mbikëqyrës la të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.25 për qind.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas