Aktualitet

Budina-kolegëve: Nëse mendoni se duke vrarë shokët tuaj do ju ndërtohet teatri i ri, turpin e paçi!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 17/05/20 |
mapo.al

Regjisori Robert Budina nuk ka kursyer kritikat as ndaj kolegëve të tij firmëtarë të peticionit për shembjen e Teatrit Kombëtar.


Nëse ju mendoni se duke vrarë shokët tuaj do të ndërtohet teatri juaj i ri, deklaroi Budina, turpin e paçi gjithmonë.


“Duhet të dalim mbi këtë sulm psiqik që u bë hapur mbi njerëz të kulturës. Nuk kanë alibi as ata njerëz në krahun tjetër, turp të keni të gjithë, turp paçi! U sulmuan shokët tuaj ditën për diell. Nëse ju mendoni se duke vrarë shokët tuaj do të ndërtohet teatri juaj i ri, turpin e paçi gjithmonë.


Shkoni dhe luani në një godinë ku u ndërtua me turp, ku u tentua mua personalisht më drejtuan automatikun në kokë, paçi sukses. Ne do të luajmë në godinën e qytetarisë, shpresës dhe simbolin e lirisë”, – tha Robert Budina.



Etiketa: ,

Pas