Kryesore

Budina letër Ramës: Më lejo të jap një shfaqje në truallin e Teatrit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 27/07/20 |
mapo.al

Regjisori Edmond Budina i është drejtuar përmes një letre të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon ta lejojë që të japë një shfaqje në truallin ku ngrihej Teatri Kombëtar.





Duke e konsideruar shembjen e Teatrit si barbari nga ana e shtetit, Budina thekson se artistët do të shkojnë me art dhe jo me eksplozivë e molotov.


“Është e pavërtetë që protestuesit e kishin zaptuar teatrin, hynë për ta mbrojtur e pastruar, zhvilluan aktivitete, pa asnjë lekë vec me kontribut vullnetar, ndërkohë që shteti preu dritat dhe ujin. Shqyerja që i bëtë teatrove më 17 maj dhe me pretestuesit lemerisën mbarë opinionin publik. Po i drejtohem kryeministrit dhe po i them: Meqë je pronar i hapësirave politike, më lejo të jap shfaqje në truallin e tetarit si një hapësirë lirie. S’ka ekzploziv, molotov, por vetëm art. Shfaqja do jetë në përputhje me rregullat për parmandalimin e COVID 19. Je i ftuar edhe ti të vish. Uroj të marr një përgjigje pozitive”,- tha Budina.

Lexo edhe :  Basha në Kavajë: Ata që dhunuan studentët në protestë, i pret drejtësia



Sipas tij, arsyeja pse vendosi të bëjë këtë kërkesë është se: “Ky është vendi i shenjtë ku është luajtur teatër gjithë kohën, pikërisht për këtë arsye mendoj që këtu duhet të luhet teatër. Ne nuk jemi për dhunë, por për art”.


Budina shtoi se ai do të luajë shfaqjen “Profeti i Kokoshkave”.


1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas