Sport

Buffon: Pata një sezon të madh, tani dua Champions-in





               Publikuar në : 22:20 - 03/06/19 |
mapo.alm

Gianluigi Buffon, portieri i Paris Saint-Germain ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit francez, ku bëri një rezyme të sezonit që sapo përfundoi në Francë.


“Jam jashtëzakonisht i lumtur sepse të fitosh nuk është kurrë e lehtë, e aq më tepër kur je 41 vjeç. Për mua ka qenë e vështirë të mbaj këtë nivel të lartë futbolli. Mendoj se kemi zhvilluar një sezon të madh. Kam bërë një gabim në ndeshjen ndaj Manchester United, por në përgjithësi jam i kënaqur me ato që kam bërë.



Fillimi i sezonit ishte fantastik. Treguam mentalitet të fortë kolektiv dhe një sjellje të mirë në punë. Grumbulluam 14 fitore radhazi falë kësaj pune. Fitimi i kampionatit ishte i rëndësishëm, sepse luajmë për të fituar trofe. Nuk është banale të fitosh kampionatin sepse tregon se kush është skuadra më e fortë e kampionatit.


Champions? Po punoj që të fitoj edhe atë!”, ishin fjalën e gardianit italian, që nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli pa fituar një Champions League, vitet ikin dhe Buffon është në konkurrencë me kohën, që me siguri do e kushtëzojë në këtë aspekt.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas