“Sa krenar je që mban shiritin e kapitenit?”.
Kjo ishte pyetja që iu bë portierit legjendar të Juventus.
Përgjigjia e tij ishte epike: “Vdes për këtë, vdes,vdes. Keqardhja më e madhe është se nuk do të luaj më, se do të largohem nga këta djem të mrekullueshëm”.
“Megjithatë, jeta vazhdon”.
Këto ishin fjalët e kapiten Bufonit pas ndeshjes me Realin. Kjo do të thotë se ishte ndeshja e tij e fundit në Ligën e Kampionëve, por ka edhe një datë përfundimtare se kur do të jetë hera e fundit që do ta shohim atë në fushë.
“E kam menduar gjatë këtë dhe tashmë nuk mund ta kthej mendjen”, u shpreh Bufon.
Pra hera e fundit që do ta shohim Bufon në fushë, me gjasa do të jetë në 20 maj në ndeshjen që Juventus do të luaj kundër Veronës. Pas kësaj për gardianin italian do të nis një kapitull i ri.