ShowBiz

Bujar Qamili, së shpejti në një bashkëpunim me Bleona Qeretin






               Publikuar në : 15:45 - 20/05/19 |
mapo.al

Këngëtari i muzikës popullore, Bujar Qamili ka bërë me dije në emisionin “Wake Up” se do të vijë së shpejti në tregun muzikor me një bashkëpunim me këngëtaren Bleona Qereti. Kjo e fundit, e cila po zhvillon prej vitesh karrierën artistike jashtë vendit, duket se do t’i sjellë fansave të saj shqiptarë një këngë me motive popullore.


Përpara se ta komunikonte bashkëpunimin me Qeretin, Bujari foli edhe për përqafimin që këngëtarët e muzikës popullore po i bëjnë së fundmi rrymës së modernizuar.

“Janë gjëra të bukura dhe duhet t’i pranojmë, por nuk duhet t’i ikim asnjëherë traditës. Kanë mbetur shumë pak këngëtarë që nuk i kanë ikur, nuk dua të përmend emra”- u shpreh Bujari, duke lënë kështu të nënkuptohet se bashkëpunimi më i ri nuk do jetë shumë larg traditës popullore shqiptare.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas