Aktualitet

Bujqësia – Teliti përball Ramën me shifra: Interesi yt i vetëm, ekonomia mafioze e PPP-ve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 28/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama pretendon se falë qeverisjes së tij klima në bujqësi ka tashmë frymë pozitive. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike.






Nëpërmjet ekspertit të ekonomisë Dorjan Teliti, PD e sulmon pikërisht për shifrat e paraqitura në “Facebook”, duke sjellë për krahasim raportin që ka me bujqësinë Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.


“Kryeministri Rama ka në vëmendje vetëm ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave”, shkruan Dorjan Teliti.







Eksperti i ekonomisë rendit ndërkohë disa nga masat e ndërmarra të qeverisë, si rritjen e taksës apo rritjen e defiçitit vjetor të shkëmbimeve bujqësore me BE-në.




Postimi i Dorjan Telitit në “Facebook”:



Edi Rama në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi. Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet. Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.

Lexo edhe :  Rama: Kush ishte shteti që ndihmoi Shqipërinë të niste vaksinimin në janar

Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210 mijë ha kishin akses në ujë në 2013). Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.

48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por Edi Rama dha vetëm 6 milion për fermerët. 15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro).

Edi Rama ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave.

<
>
123139691_995489870919859_7320498126715759782_n 122854780_995489894253190_500008540060982484_n
1


Etiketa: , ,

Pas