Aktualitet

Bukëpjekësit në Shkodër kundër VKM: Është për interesa private














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 12/03/12 |
mapo.al

Shkodër-Prodhuesit e bukës në Shkodër kanë kundërshtuar zbatimin e VKM për përdorimin e qeseve prej letre për ambalazhim të bukës. Zbatimi i rregullave të reja të prodhimit dhe tregtimit të bukës, të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka qenë objekt i një takimi mes prodhuesve kryesorë të këtij produkti dhe Drejtorisë Rajonale të Ushqimit Shkodër. Vendosja e etiketave, mosprerja e bukës dhe heqja e qeseve plastike janë 3 rregullat primare që frenojnë abuzimin dhe rrezikun që kërcënon konsumatorin shqiptar. Drejtori i kësaj drejtorie, Shyqyri Bajraktari ka kërkuar nga prodhuesit që së bashku me specialistët të vendosin një afat të shkurtër për këto ndryshime, pasi më pas do të nisin kontrollet që do të shoqërohen me ndëshkime për shkelësit e ligjit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i prodhuesve të bukës në Shkodër, të cilët kanë argumentuar se këto ndryshime do të sjellin dëmtime për vetë ata dhe konsumatorët. Ata kanë deklaruar se e gjitha kjo bëhet për t’i dhënë fitime një individi të lidhur me shtetin që ka ngritur fabrikë për qeset e letrës. Ndërkohë, ata kanë argumentuar se kostoja e qeseve të letrës është disa herë më e madhe se ajo e qeseve të plastikës dhe dëmi që u shkaktohet prodhuesve të bukës shkon deri në 50 mijë lekë të reja në muaj. D.Kolaj






1















Pas