Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku do të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri, deklaroi se në këtë zonë është parashikuar të ndërtohen disa kulla.
Teksa lavdëroi punën e deritanishme të bashkisë së Tiranës dhe qeverisë, Rama nuk kurseu ironitë për kohën kur ky institucion drejtohej nga kreu i PD-së Lulzim Basha.
Kreu i qeverisë tha se për puna që është bërë deri tani për Bulevardin e Ri, Basha nuk do e kishte bërë edhe për 90 vite.
“Jemi rikthyer këtu në këtë kantier për të dëshmuar vijimin e një pune të madhe, e një pune të vështirë, e një pune që deri pak kohë më parë dukej e pamundur. Sot ne jemi një hap tjetër më pranë përfundimit të këtij projekti strategjik për kryeqytetin.
Dhe ashtu sikundër e theksuan dhe parafolësit, jemi në kushtet ku jo vetëm një plagë të madhe të qytetit e kemi kulluar, por në vend të saj gjithë zona e lumit kemi një park. Sikur ky Bulevard të ndërtohej me ritmet qe përcaktuan ecurinë e tij në 4 vitet përpara zgjedhjesh së Erionit në krye të bashkisë do duheshin 60 vjet të arrinim deri këtu dhe 30 vjet të tjera për atje ku do të shkojmë në fund të viti ttë ardhshëm. Jemi koordinuar sëbashku.
Mbetet e paçmuar prania dhe mbështetja e Fondit për Zhvillim të Abu-Dhabit që gjej rastin ta falënderoj me gjithë zemër, pasi financimi i tyre ka qenë përcaktues në realizimin e këtij projekti. Më vjen shumë mirë që jo vetëm po ndërtohet një Bulevard i ri, jo vetëm kemi një aks të ri ekologjik në vijën e Lumit të Tiranës, jo vetëm me kryerjen e këtyre punimeve në këtë anë, por sëshpejti do të marrë jetë edhe një park i ri qendror.
Debat idiot lidhur me ato qe janë shprehjet më kuptimplota e cilësore të zhvillimit të kryeqytet të së ardhmes, ndërtimet ikonike që janë kullat e parashikuara në planin francez e do pasohen besoj dhe shpresoj edhe me kullat e pashikuara në këtë anë të Tiranës.
Bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme në të gjitha aspektet, ekonomik, social, mjedisor, e gjithçka thuhet lidhur me to për t’i kundërshtuar është thjesht e vetëm një absurditet i plotë.
Sa herë duhet të bëjmë diçka të re, ne do të përballemi ne problemet e trashëguara për shkak të ndërtimeve së prapthi në të shkuarën pa rend, e pa leje ndaj kostoja e ndërtimeve sot në Tiranë është kaq e lartë se shpronësimet përbëjnë një zë të rëndësishëm dhe peshë të ndjeshme në shpenzimet tona.
Do te nisin te jepen lejet e ndërtimit dhe do te kete zhvillime te domosdoshme ne te gjitha aspektet. Nuk do te kete vetem blloqe te reja banimi por te nje cilesie te re. Sfida jone eshte shume komplekse per t’u realizuar”,- pohoi Rama.