Kryesore

Bulku dhe Hysaj ‘thumbojnë’ Panuçin, në lojë hyn edhe Edi Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:51 - 24/03/19 |
mapo.al

Trajneri i Shqipërisë, Ervin Bulku, ka folur para ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë nesër në mbrëmje kundër Andorrës, e vlefshme për javën e dytë të Grupit H të eliminatoreve për Euro 2020. “Ndeshja e nesërme? Mua më është ngarkuar një përgjegjësi e madhe. Detyra ime është ta fitoj këtë ndeshje, bashkë me çunat, sepse ata bëjnë punën më të madhe në fushë”, ka thënë Bulku.






Megjithatë ai e ka rezervuar edhe një kritikë për trajnerin e larguar, Kristian Panuçi, që tha se këta janë lojtarët që ka Shqipëria.


“Është e vërtetë që këta janë lojtarët, 30-35 prej tyre janë më afër ekipit kombëtar, këta janë 70% që bënë të lumtur shqiptarët duke shkuar në Francë. Do dinë të kalojnë këtë ndeshje, këto momente të vështira dhe besoj se do ta kalojnë e fitojnë ndeshjen nesër”.







Edhe kapiteni Elseid Hysaj shprehet i habitur me mosbesimin që kishte Panuçi.




“Nuk e di nga i buronte mosbesimi, por çdo trajner ka mendimet e veta për lojtarët që ka dhe bën punën e vet. Unë për veten time besoj te kjo kombëtare dhe lojtarët. I shoh vetë të gjithë dhe këdo të pyesësh a do kualifikohet, do të përgjigjet që do kualifikohemi. Unë besoj se do bëjmë gjë spektakolare. Unë mendoj se edhe me këta lojtarë që kemi do të bëjmë diçka spektakolare”, tha ai.

Lexo edhe :  Si të kapërceni problemet e xhelozisë


Drejtuesit në FSHF janë duke punuar intensivisht për të gjetur sa më parë trajnerin e ri të Kombëtares. Madje, për këtë është vënë në lëvizje edhe kryeministri Rama, të paktën nga ajo që ka shkruar “Corriere dello Sport”. Ende pa u zyrtarizuar shkarkimi i Panuçit, u zbulua se në “Loro Boriçi” kishte qenë i pranishëm edhe trajneri me përvojë italian Edi Reja. Media italiane ka shkruar ditën e sotme se për të bindur ish-trajnerin e Napolit dhe të Lazios është angazhuar edhe kryeministri Edi Rama

Megjithatë, edhe pse nuk ka pasur një reagim nga Reja, i cili mbetet ende një alternativë, duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet e mira me Igli Taren, mësohet se ai ishte i pranishëm në “Loro Boriçi” për të vëzhguar dy lojtarë kuqezi. I pari është talenti Myrto Uzuni, për të cilin mes skuadrave të interesuara janë edhe Atalanta, Sassuolo dhe Udinese. Lojtari i dytë, mësohet se ka qenë Veseli, për të cilin interesohet Torino.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas