fbpx

Aktualitet

Bullgaria votë “pro” negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut





               Publikuar në : 21:39 - 10/10/19 |
mapo.al

Parlamenti i Bullgarisë ka votuar pro çeljes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ligjvënësit bullgarë kanë votuar me 129 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim.


Në përfundim të seancës, ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se mbështeste fillimin e negociatave me BE-në për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut sepse përjashtimi i tyre do të ishte një gabim që mund të çonte në paqëndrueshmëri në rajon



Ky vendim, e rendit Bulgarinë në listën e shumë vendet e BE që është shprehur pro hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Më herët u raportua se Franca do të kërkojë shtyrjen e negociatave për në pranverë të 2020, pasi dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut knë shumë detyra për të përmbushur, përpara se të mbërrihet te vendimi i Brukselit për të dhënë dritën jeshile për niksjen e bisedimeve.

Ndërsa Holanda, një tjetër vend skeptik, rrëzoi në Parlament tre propozime për bllokimin e negociatave, duke ndryshuar jo pak kështu nga qëndrimi i mëparshëm kundër nisjes së bisedimeve. Megjithatë vendimi përfundimtar do t’i takojë mbledhjes së BE në 18 tetor.


Etiketa: , , ,

Pas