fbpx

ShowBizz

“Bullist kibernetik”/ Olti Curri s’i ndahet Fjoralbës: E neveritshme






               Publikuar në : 13:10 - 09/05/19 |
mapo.al

Opinionisti Olti Curri duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmet ndaj moderatores Fjoralba Ponari, të cilat nisën pas një gafe të kësaj të fundit. Pasi Fjoralba e cilësoi së fundmi bullist kibernetik dhe të palexuar, Olti vijon ta ironizojë. Duke e cilësuar të etur për lavdërime dhe si një njeri pa dinjitet, i bën thirrje që të ndërrojë profesion.


“Hahaha kjo akoma nuk e kupton ç’a pune bën! Apo bën sikur nuk kupton? Dmth 100 spektaklet që merren me personazhet duhet të mbyllen. Dmth Ermal Mamaqi paska bulluar Erion Braçen dhe Flor Binaj ka bulluar Rudina Magjistarin…Unë di që kanë bërë humor! Hahaha, o Zot! Kjo as nuk ngjan me Kim Jong që do vetëm lavdërime! Nuk i trembem termit bullizëm, i trembem pseudo viktimave që bëhen të neveritshme për t’ju dhimbsur publikut vetëm që t’i japë të drejtë.



Por dinjiteti është dhuratë e rrallë, më shpejt ke mundësi të fitosh Lotarinë Amerikane. Vajza duhet të ndërrojë zanat, edhe pse prezantimin nuk e bëri kurrë zanatin e saj, meqë pretendon që njerëzit vetëm ta admirojnë. Ka profesione plot që mund të jenë vetëm në zyrë, vendos edhe një pasqyrë dhe adhuro veten në heshtje apo me zë të lartë”– ka shkruar Olti në “Insta Story”.

Ndonëse Fjoralba u shpreh në postimin e saj se ishte hera e fundit që replikonte me opinionistin, gjasat janë që kjo përplasje verbale të ketë ende zhvillim.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas