Bulqiza përfshihet nga një stuhi ere dhe bore

Një stuhi e fuqishme ere dhe dhe dëbore përfshiu Bulqizën këtë të enjte.

Temperaturat janë me disa gradë dhe lëvizja në qytet thuajse u paralizua.

Bora arriti deri në 10 centimetra në pak minuta dhe policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në rrugë për shkak të ngricave dhe erës së fortë.

Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, moti i keq me reshje dëbore ka pëfshirë të gjithë lindjen e vendit.

Në Kukës, reshjet e dëborë u rikthyen në mëngjes me intensitet të lartë, ndërsa temperatuar zbritën deri në minus 2 gradë.

Në rrugën e Kombit ka dëborë dhe prezencë akulli, por lëvizja vijon normalisht. Policia kërkon kujdes.

Qarkullimi nuk është ndërprerë as në rrugët e tjera, që lidhin Kukësin me Hasin Peshkopinë e Pukën.

Policia rrugore e patrullimit të autostradës ka ngritur postblloqe në disa segmente, ndërsa firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve kanë nxjerrë mjetet në gadishmëri.

Rruga Kolsh-Qaf-Shllak kërkon përdorimin e zinxhirëve.

Në zonat rurale ka pasur ndërprerje të energjisë, por nuk raportohen emergjenca.

Në qarkun e Kukësit dëbora varion nga 5 cm në qytet, deri në 50 në zonën e Valbonës.

Prej ditës mërkurë reshjet e dëborës u rikthyen edhe në Dardhë të Korçës, ku arriti disa cm trashësi, por pa shkaktuar problematika në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.




Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php on line 13

JU SUGJEROJME

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.