Aktualitet

Bulqize, 572 vota më shumë se votues, KQZ ende asnjë përgjigje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:59 - 01/07/19 |
mapo.al

Ky është rasti i parë që Komisioni Qëndror i Zgjedheve raporton të dhëna të ndryshme në mënyrë zyrtare. Pas Maslisë së Madhe, Urës Vajgurore, Vau i Dejës, në një tjetër zonë raportohet se ka më shumë vota se votues. Në Bashkinë e Bulqizës KQZ raportoi se kishin votuar 7500 persona.




Sot është publikuar rezultati zyrtar me votat që ka marrë secili kandidatë. Sipas të dhënave që jep KQZ, kandidati i majtë Lefter Alla, ka marrë 7529 vota, pra 29 vota më shumë se votues. Ndërkohë që kandidati tjetër Ilir Balla, ka marrë 543 vota.


Në total në Bulqizë rezultojnë 572 vota më shumë se votues. Një tjetër skandal që ende nuk ka përgjigje nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Më herët Partia Demokratike ka akuzuar se PS ka rritur artificialisht pjesëmarrjen në votime, duke shtuar vota në kutitë e votimit. Edhe në Himarë ka rezultuar se ka më shumë vota se votues.

 

Lexo edhe:

Çudia në Malësinë e Madhe, dalin më shumë vota se votues

Skandali/ Kryebashkiakja fiton me 1766 vota më shumë se pjesëmarrja

S’ka të ndalur, edhe Tushes i dalin 543 vota më shumë se pjesëmarrja

Vau i Dejës, fituesi ka 1000 vota më shumë se pjesëmarrja


Etiketa: ,

Pas