Aktualitet

Bulqizë/ Helmohen disa nxënës në shkollë, një vajzë me urgjencë drejt Tiranës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 26/02/20 |
mapo.al

Një nxënëse nga shkolla 9-vjeçare “Godvi”, Bulqizë është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Nxënësja e klasës së tetë është bërë një defekt në kaldajen e shkollës duke bërë që tymi të futet në ambientet e klasave.


Dyshohet se ka dhe nxënës të tjerë të asfiksuar, pasi edhe një djalë ka shfaqur shenja helmimi. Mëshimi në shkollën “Godvi” është pezulluar, ndërkohë që policia dhe mjekët ndodhen në ambjentet e shkollës..



Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Një 15-vjeçarje është dërguar në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar , po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës”, bën me dije policia.


Njoftimi i plotë

Shëtbimet e Komisariatit të policisë Bulqizë, rreth orës 11:40, kanë marrë informacion se janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dy nxënës të shkollës 9-vjeçare në Godvi, të cilët gjatë kohës që kanë qenë në shkollë, kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, një 15-vjeçarje është dërguar në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar , po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.


Etiketa: , ,

Pas