Aktualitet

Bulqizë/ Shkon në 100 numri i të helmuarve nga uji






               Publikuar në : 09:40 - 06/05/19 |
mapo.al

Shkon në 100 numri i personave të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.


Mjeku Riza Ceni ka deklaruar këtë të hënë se sot në spital janë paraqitur edhe 4 persona të tjerë me simptoma helmimi. Të shtunën u paraqitën rastet e para në spital, rreth 30 persona, ndërsa më pas numri i tyre u trefishua.

Mjekët dyshojnë se helmimi u shkaktua nga uji i pijshëm. Inspektroai i higjienës ka marrë kampione nga uji për t’i analizuar, me qëllim identifikimin e shkakut të vërtetë të kësaj epidemie në Bulqizë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas