Aktualitet

Bumçi: Europa s’e mbështet vendimin e SHBA për shpalljen e Berishës “non grata”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 24/11/21 |
mapo.al

Për ish-deputetin demokrat Aldo Bumçi, thirrja e Kuvendit Kombëtar në datë 11 Dhjetor nuk është vullnet vetëm i Sali Berishës por i të gjithë demokratëve që kanë hedhur firmën.






Bumçi deklaroi në Publikisht në RTSH se Basha nuk mund t’u vërë vizën atyre që e kanë mbështetur deri më tani.


“Data 11 është thirrur nga Berisha. Zoti Berisha bëri thirrje për Kuvendin Kombëtar. Ata që firmosën formularët ishin për thirrjen e Kuvendit. Kjo datë është e thirrur nga anëtarët. Basha nuk mund të vijë dhe të thotë që ju nuk ekzistoni.







Ata njerëz e kanë mbështetur deri më sot por ata njerëz sot thonë që ti nuk na frymëzon më. Basha nuk i dha zotit Shehaj emrat i tha hajde dhe fotokopjoji. Në seli zyra e zotit Paloka është 5 metra nga ajo e zotit Basha, ngjitur me atë të zotit Shehaj”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Berishën si produkt i PD-së, apo Bashën si produkt i Berishës?



Bumçi tha se vendimi i amerikanëve për shpalljen e Berishës “non grata” është kontradiktor, duke shtuar se Europa nuk ndan të njëjtin qëndrim.



“Vendimi i amerikanëve është kundër vetë qeverisë së tyre. Është kundër politikave të Obamës. Qeveria amerikane e njeh Berishën si njeri që bëri reforma. Europa nuk e ndan këtë mendim. Ambasadori i BE nuk flet për këtë çështje. Ata kanë thënë se do punojnë me këdo të jetë në krye të Partisë Demokratike”, u shpreh Bumçi.

99


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas